Fundi i verës dhe i vjeshtës shoqërohet me një ndjenjë trishtimi të thellë dhe melankolie për disa njerëz.
Rënia e temperaturave, shkurtimi i ditës, gjethet që bien e të gjitha këto paralajmërojnë ardhjen e stinës së ftohtë dhe me të, edhe të depresionit dimëror ose siç njihet ndryshe çrregullimi emocional stinor. Ky çrregullim mbetet akoma i mistershëm për ekspertët.
Kimikatet e trurit
Jonet e ajrit
Genet
Sipas ekspertëve, njerëzit që vuajnë nga ky problem i bashkon një element i rëndësishëm: ndjeshmëria e madhe ndaj dritës apo mungesës së saj.
Shkaku kryesor i shfaqjes së depresionit dimëror

Në Alaska, gjatë dimrit agimin dhe muzgun i ndan një fashë orari prej katër orësh. Natyrshëm mund të mendohet se të gjithë banorët e vendit vuajnë nga depresioni dimëror. Por, vetëm një përqindje e vogël e tyre vuajnë nga çrregullimi emocional stinor.
Si ndikon pandemia te çrregullimi emocional stinor
Sipas ekspertëve, pandemia e COVID-19 mund të luajë një rol kyç në shfaqjen e hershme të çrregullimit emocional stinor. Pandemia ka shkaktuar ndryshime madhore në jetën tonë, përfshirë shumë traumë dhe stres, pa përmendur këtu problemet fizike. Njerëzit që janë të prirur të trishtohen me ardhjen e dimrit pritet ta ndiejnë trishtimin më shumë se herët e tjera.
Gjatë muajve në vijim, distancimi fizik dhe social do të përbëjë një rrezik të shtuar për njerëzit e prirur të preken nga ky çrregullim.
Përveç tërheqjes në vetvete, disa prej simptomave më të forta të këtij çrregullimi janë:
Mungesa e energjisë
Gjumë me kohë të zgjatur
Ngrënie e tepruar
Shtim në peshë
Neps për karbohidrate, transmeton Reporteri
Shenjat e këtij çrregullimi janë të ngjashme me depresionin, prandaj është këshillon trajtimin me një terapist për të shmangur probleme më të thella që shfaqen pas luhatjeve në shëndetin mendor.