Për herë të parë që nga viti 1944, fituesit e Çmimit Nobel të këtij viti në mjekësi, fizikë, kimi, letërsi dhe ekonomi nuk do të udhëtojnë në Stokholm, ku do të marrin çmimet e tyre për shkak të epidemisë së koronavirusit, njoftuan organizatorët.
Në vend të një ceremonie në kryeqytetin suedez, fituesit do të marrin medalje dhe diploma në vendet ku ata jetojnë, njoftoi Fondacioni Nobel, njofton Telegrafi.
Çmimet tradicionalisht jepen më 10 dhjetor, ditën e vdekjes së industrialistit suedez, Alfred Nobel, i cili themeloi çmimin. Atë ditë, televizioni suedez do të transmetojë një shfaqje që do të tregojë prezantimin e çmimeve të këtij viti në pjesë të ndryshme të botës