Deputeti i Kuvendit nga radhët e AAK-së Gazmend Syla ka thënë se invalidët e UÇK-së po privohen nga Komisioni i Rivlerësimit të shkallës ivalidore për shkak të IKSHPK-së, përcjell InLajmi.
Sipas Sylës, Zyra e komisionit i plotëson kushtet për punë.

Postimi i plotë i tij:

Invalidët e UÇK-së po privohen nga Komisioni i Rivlerësimit të shkallës invalidore, për shkak të IKShPK-së së Naser Ramadanit. Zyra e komisionit në fakt është mjaft e madhe dhe plotëson kushtet për punë pa rrezik.
Përderisa vazhdohet me këso rekomandime, gjendja e invalidëve dhe e qytetarëve vetëm rëndohet.
Apeloj që të rivlerësohen masat; të lejohet mbajtja e komisioneve të rivlerësimit invalidor; të hapen tregjet e automjeteve dhe kafshëve.
Populli është vetëdijësuar, do kujdesen vet për shëndetin dhe do zbatojnë rregullat, por ata kanë nevojë për punë, për ekzistencë./InLajmi/