Shoqata e Gastronomëve të Kosovës prej disa kohësh ka shprehur shqetësimin se me fillimin e ditëve të ftohta atyre do t’iu vështirësohet funksionimi si biznese.
Gastronomët kanë kërkuar që të ndryshohen vendimet që e kufizojnë aktivitetin e tyre afarist në ambiente të brendshme.
Mirëpo ata shprehur të zhgënjyer nga Qeveria dhe Kuvendi që deri tani nuk e kanë marrë për bazë këtë kërkesë.
Me këtë rast ata kanë paralajmëruar se do të përshkallëzojnë protestat.
Njoftimi i plotë i tyre:
Me 25 shtator gastronomet 15:00 të mbyllin bizneset e tyre.
Edhe një herë u cenua e drejta e biznesit në Kosovë.
Edhe një herë shteti tregoi që nuk i intereson mirëqenia e asnjë punëtori në Kosovë.
Papunësia vetëm në pandemi shënoi rritje prej 30%, e mos të flasim për gjendjen normale që gjithnjë ka qenë katastrofale. E mos të flasim as për humbjet enorme të bizneseve.
Nuk kërkuam asgjë më tepër se sa MBIJETESË.
Vazhdimisht kërkuam që ky orar të rritet, gjithnjë duke i respektuar të gjitha masat.
Kërkuam edhe një njoftim se si të punojmë brenda lokaleve tona pasi që jemi në prag të vjeshtës.
Thirrjet tona për kryeministrin, qeverinë e parlamentin po duket të jenë të kota.