Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Zafir Berisha e ka pritur me dhimbje lajmin e vdekjes së artistit të madh shqiptar Adem Mikullovcit, përcjell InLajmi.
Berisha ka thënë se nga sot, Kosova ka mbetur pa artistin e madh Adem Mikullovci, pa njeriun i cili i fali buzëqeshje popullit tonë në situatën më të rëndë.
Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:
Nga sot, Kosova pa artistin e madhë Adem Mikullovci, pa njeriun i cili i fali buzëqeshje popullit ton në situatën më të rënd!
Baca Adem t’i ike nga kjo botë në të cilën keni lënë vepra të mëdha, vështir do të jetë që dikushë tjetër me i ndezur dritat e teatrit pas teje!
I lehtë të qoftë dheu i Kosovës!
Zafa /InLajmi/