Komiteti Olimpik Kombëtar i Shqipërisë ka njoftuar për një tjetër marrëveshje në sport mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Pasi u bashkuan në një ligë basketbolli mbrëmë, Kosova dhe Shqipëria kanë bërë sot edhe një tjetër hap.
Federata e Volejbollit të Kosovës dhe Federata e Volejbollit të Shqipërisë janë pajtuar për një ligë të përbashkët, përcjell lajmi.net.
Këtë e ka konfirmuar KOKSH përmes ‘Twitter’.
Ky shihet si një lajm i madh për volejbollin, pasi pritet rritje kualiteti dhe konkurrence.