Reshjet e shiut që mbizotëruan pasditën e sotme në disa komuna të Kosovës shkaktuan përmbytje në disa prej tyre.
Një nga këto komuna, rrugët e së cilës u përmbyten nga reshjet e shiut, është ajo e Ferizajt,shkruan Ballkani.info.
Në një video të publikuar në rrjetin social Facebook, shihet se veturat mezi po qarkullojnë në rrugët e vërshuara nga shiu.