Llogaritë e Telekomit të Kosovës të cilat tash e sa javë ishin të bllokuara, janë zhbllokuar sot, përcjell InLajmi.
Lajmin e ka konfirmuar ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, i cili përmes një postimi në Facebook ka thënë se nga nesër llogaritë do t’i kthehen normalitetit.
Postimi i plotë i tij:
Zhbllokohen llogaritë e Telekomit
Pas shumë përpjekjeve, sot arritëm dakordimin për zhbllokimin e llogarive të Telekomit të Kosovës.

Nga nesër llogaritë do t’i kthehen normalitetit dhe jemi të përkushtuar që Telekomi i Kosovës të operojë me përformancë të lartë.
U bëjmë thirrje punëtorëve të Telekomit që të qetësohen dhe të punojnë për një të ardhme më të mirë të kësaj ndërmarrje./InLajmi/