Ministrja e Punëve të Jashtme Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se i kanë marrë veprimet e nevojshme që të parandalohet tërheqja e njohjeve për Kosovën nga dy shtete.
Ajo tha se kjo ka ndodhur me të marrë detyrën e Ministres së Jashtme, dhe se dy shtetet për të cilat ajo pohon një gjë të tillë vijnë nga zonat paqësore.
”Kemi marrë veprimet e nevojshme bashkë me aleatët tanë që të parandalohet një gjë e tillë”.
”Jemi vu në kontakt direkt me përfaqësues direkt të atyre shteteve, dhe fatmirësisht nuk ka ndodhur”.
”Ka pasur paralajmërime se dy shtete mund të tërhiqnin njohjen e shtetësisë së Kosovës”.
”Janë nga zona paqësore, tha në Rubikon me Adriatik Kelmendin.
”Fatkeqësisht edhe në mbledhjen e sotme kërkova që të mbyllet për opinionin publik një pjesë e raportimit tim për këto tema që kanë sensitivitet të lartë për interesin e shtetit por për shkak të zhvillimeve aty kjo gjë mu pamundësua”, u shpreh ajo.