Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari ka përkujtuar pjesëtarin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi, i cili ra heroikisht në mbrojtje të sovranitetit të vendit tonë 9 vjet më parë, përcjell InLajmi.
Ai në një postim në Faecbook ka shkruar se Kosova ka nevojë për heronj të tillë për t’i dalë zot kundër të këqijave që sfidojnë vendin.
Postim i plotë i tij:
9 vite pa heroin tonë, pjesëtarin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi, i cili ra heroikisht në mbrojtje të sovranitetit të Republikës sonë.
Sot kujtojmë e nderojmë jetën dhe veprën e tij, duke shprehë mirënjohje të thellë për sakrificën e dhënë.
Shteti ynë ka nevojë për heronj të tillë për t’i dalë zot kundër të këqijave që po na sfidojnë.
Lavdi heroit Enver Zymberi!/InLajmi/