Kryetari i Partisë Demokratike dhe shefi i opozitës së bashkuar, Lulzim Basha do të nisë të hënën një vizitë dy ditore në Kosovë, me ftesë të Kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti. Zyra e shtypit në PD bën me dije se, Basha do të zhvillojë takime me drejtuesit më të lartë të shtetit dhe politikës.
Takimi me krerët e shtetit të Kosovës do të nisë në orën 11:00 të paradites, ndërsa i pari që do ta presë kreun e PD-së është kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.
Agjenda e Bashës në vizitën dy ditore në Kosovë:
-Ora 11.00- Takim me Kryeministrin Avdullah Hoti
Vendi: Kryeministria
-Ora 12.00 -Takim me Presidentin Hashim Thaçi Vendi: Presidencë
-Ora 13.00- Takim/drekë pune me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin
-Ora 15.00- Takim me Kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani
Vendi: Zyra e Kryetarit të Kuvendit
-Ora 16.00- Takim me Ramush Haradinaj, Kryetari i AAK
Vendi: Selia e AAK
-Ora 17.00 – Takim me Fatmir Limaj, Kryetari i Partisë Nisma për Kosovën
Vendi: Selia e Nismës
-Ora 17:45 – Takim me drejtuesit e LDK-së VENDI: Selia e LDK
Ora 18:30 – Takim me drejtuesit e PDK-së
Vendi: Selia e PDK
Kryetari i Partisë Demokratike të martën do të takohet me Kryetarin e Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti dhe me Kryetarin e Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri. Sipas zyrës së shtypit të PD-së, bëhet e ditur se Basha do të zhvillojë homazhe pranë varrit të Presidentit Ibrahim Rugova, varrit të Isa Boletinit në Boletin, si dhe do të zhvillojë homazhe te Memoriali i Jasharëve në Prekaz, përcjell Telegrafi.
Gjatë vizitës në Kosovë, shefi i opozitës Lulzim Basha do të shoqërohet nga Edi Paloka, nënkryetar i PD, Besnik Mustafa, ish-Ministër i Jashtëm dhe Kryetar i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, Kreshnik Çollaku, anëtar i Kryesisë së PDSH, Arben Çejku, ish ambasador dhe drejtues i Qendrës Shqiptare për Mirëqeverisje.