Kina ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.
Kina regjistroi 10 raste të reja të koronavirusit, njoftoi të Premten Komisioni Kombëtar i Shëndetit i vendit, raporton Reuters.
Nga këto 10, nëntë u konsideruan si raste të importuara të regjistruara në Guangdong, Jiangsu, Shandong, Guangxi, Shaanxi dhe Shanghai, transmeton lajmi.net.
Komisioni gjithashtu raportoi pesë raste të reja asimptomatike, të cilat numërohen veçmas në Kinë.