Tash e 4 muaj Kosova është duke u përballur me pandeminë COVID-19. Që nga 13 marsi kur u konfirmuan edhe rastet e para me coronavirus e deri më sot në Kosovë kanë rezultuar pozitiv 5,369 persona nga 29,546 sa janë testuar gjithsejtë, përcjell InLajmi.
Aktualisht raste aktive në vend janë 2,706.
“Numri total i rasteve pozitive është 5.369 raste nga 29.546 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 118 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Deri më sot janë shëruar 2.545 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.706”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së./InLajmi/