Një i ri nga Gllongjani komuna e Deçanit, ka humbur jetën në mënyrë tragjike, përcjell InLajmi.
Ai ka vdekur në vendin e tij të punës.
Detaje për vdekjen e tij ka dhënë edhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj i cili ngushëlloi familjarët e të ndjerit.
Postimi i plotë i tij:
Tronditës lajmi për ndarjen nga jeta e të riut nga Gllogjani i Deçanit Erion Afrim Isufaj.
Erioni humbi jetën tragjikisht në vendin e tij të punës.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të gjithëve për Erionin./InLajmi/