Kryetari Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vazhduar të takohet me qytetarë, teksa sot ka vizituar familjen Deva në Gjakovë, përcjell InLajmi.
Ai përmes një postimi në rrejtin social Facebook është shprehur i lumtur që Nevruz Deva i është bashkuar në rrugëtimin e përbashkët politik në Aleancë.
Sipas tij Aleanca për Ardhmërinë e eKosovës po fiton përkrahjen e shumë personaliteteve dhe familjeve.
Postimi i plotë i tij:
Deva e Gjakovës, në të gjitha periudhat historike i dha shumë vendit.
I nderuar nga mikpritja shqiptare që përjetova në konakun e familjes Deva.
Mikut tim Nevruz Deva, i ndava medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”.
I lumtur që ai u bashkua në rrugëtimin e përbashkët politik në Aleancë.
AAK si parti e qendrës së djathtë, dita ditës po fiton përkrahjen e shumë personaliteteve dhe familjeve patriotike që besojnë në Atdheun e fortë, me mirëqenie për të gjithë qytetarët./InLajmi/