Qeveria e Kosovës ka marrë disa masa të reja, si mbrotje ndaj koronavirusit, e lidhur me këtë ka reaguar basketbollisti i njohur kosovar, Drilon Hajrizi, përcjell InLajmi.
Ai ka dalë kundër vendimit të fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për pezullimin e aktiviteteve sportive, më saktësisht atyre që zhvillohen në ambientet e mbyllura
Përmes një postimi në rrjetet sociale, mitrovicasi e ka shprehur zhgënjimin dhe mllefin e tij, ndërsa e ka një porosi për Qeverinë Hoti dhe ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:
“A ka sporti ndonje perfaqesues qe i mbrone dhe e ngrite zerin per sportistet? … apo ndoshta perfaqesuesit perfaqesojne ata qe nuk do te duhej t’i perfaqesonin! Eshte evidente dhe normale qe fokusi kryesor te jete lufta kunder pandemise, por permes mediave shoh se sa jetim eshte sporti! Shoh qendrat tregtare, parlamentin e kafenet perplote me njerez, e mua qe individualisht stervitem pa asnje kompenzim per lojerat e Nentorit m’i ndaloni ato? Nese ma ndaloni stervitjen, une kerkoj prej ministrit te na perfaqesoi ne keto lojera. Besoj shume ne kapacitetin e tij prej sportisti, aq sa ne ate prej ministri! E di qe nuk refuzon! Ky sakrifikohet per Ceshtjen! Suksese minister e meshnet numrin 12, Drilon Hajrizi”./InLajmi/