Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar masa më rigoroze në luftimin e përhapjes së koronavirusit, duke mos përjashtuar as mundësinë e vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme.
Maskat, distanca fizike dhe higjiena personale janë tri kërkesat që institucionet shëndetësore kanë ndaj qytetarëve.
Megjithatë, sonte pritet që Qeveria të ndërmarrë masa shtesë për të parandaluar përhapjen e virusit.
Ndër to parashihet të ketë dezinfektues në çdo objekt, të ndalohen tubimet publike dhe ritet fetare deri në një vendim tjetër, por edhe dënime për të gjithë ata që nuk zbatojnë këto masa, njofton Klan Kosova.
E masat e paralajmëruara sot nga kryeministri Avdullah Hoti, kanë gjetur mbështetje te qytetarët, të cilët i shohin ato si të domosdoshme për të mbrojtur shëndetin e tyre.