Deputeti i AAK-së Rasim Selmanaj ka njoftuar se është i infektuar me koronavirus, por gjendjen e ka të mire, përcjell InLajmi.
Ai tha se për rezultatin është njoftuar nga Instituti dhe se do të futet në vetëizolim.
Postimi i plotë i tij:
Qytetarë të nderuar!
Dje nga një kolege deputete pasi kishte pyetur per rezultatin tim, dikush nga laboratori i kishte thënë se jam negativ. Por si duket informata ka qen per testin e dy korrikut!
Para pak qasteve më thirren nga instituti dhe me njoftuan se kam rezultuar pozitiv!
Tash e pesë ditë jam me simptome të lehta. Vazhdoj të ndjehem mirë! Besoi se do ta kalojë edhe këtë sfidë!
Nga sot jam në vetëizolim!/InLajmi/
















