Pavarësisht se është 33 vjeçar, mosha për Lionel Messi nuk po paraqet problem. Sulmuesi argjentinas sonte ka shënuar një tjetër rekord historik në La Liga.
Real Valadollidi dhe Barcelona janë duke zhvilluar sonte ndeshjen e vlefshme për javën e 36’të në kampionatin spanjoll.
Katalunasit e mbyllen pjesën e parë në epërsi 0-1 me golin e shënuar nga Arturo Vidal, teksa asistues ishte Lionel Messi.
Me asistimin e tij sonte, sulmuesi argjentinas tani numëron 20 asistime në La Liga dhe 22 gola. Një rekord i ri dhe historik në futbollin spanjoll, pasi që 33 vjeçari është futbollisti i parë që arrin të shënoi mbi 20 gola e asistime brenda një sezoni të vetëm.