Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar edhe një ilustrim, në të cilin janë të publikuara 5 rregullat strikte kundër koronavirusit, përcjell InLajmi.
Sipas këtij ilustrimi rregulli i parë është vendosja e maskës, duke vazhduar me aplikimin e distancës fizike, pastrimin e duarve shumë shpesh, dezinfektimi i duarve dhe sipërfaqeve si dhe shmangia e prekjes së syve, hundës dhe gojës.
Rregullat janë bërë të ditura që në shfaqjen e parë të këtij virusi në Kosovë, por që tashmë janë edhe më të nevojshme.
Kosova po vazhdon të përballet me pandeminë, madje tash e disa javë në fazën më të vështirë të krijuar nga ky virus./InLajmi/