Një 34 vjeçar nga Kosova ka vdekur në bregdetin e Shëngjinit.
Mësohet se një pushues nga Kosova, rreth 34 vjeç është mbytur teksa po lahej. Mësohet se i riu ka pësuar infarkt në kohën që ndodhej në ujë.
Kujtojmë, që rastet e mbytjes në ujë të pushuesëve kosovarë në bregdetin e Shqipërisë nuk janë të rralla ndër vite, shkruan Gazeta Metro.
Ditë më parë edhe dy pushues tjerë kanë vdekur, një në plazhin e Durrësit, e tjetri në atë Shëngjinit.