Deputetët e Kuvendit të Kosovës në seancën e sotme plenare kanë votuar raportit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujii për vitin 2019. Ani pse u adresuan kritika ndaj këtij institucioni ky raport morri “dritën e gjelbërt”, raporton InLajmi.
Ndërkohë mungesa investimeve kapitale, dallimet mes pagesave për shërbime të ujit mes konsumatorëve dhe humbjet e ujit në nivel vendi u paraqitet si kritika ndaj ARRU-së.
Deputetja e LDK-së, Doruntina Maloku i paraqiti disa prej këtyre problematikave .
“Përmes këtij raporti vërehen dallimet e mëdha tek pagesat e shërbimeve të ujit mes konsumatorëve nga Mitrovica e Veriut dhe pjesëve të tjerëve të Kosovës. Këto dallime janë diskriminuese ndërmjet pagesave të konsumatorëve.
Ajo tha se kjo paraqet një problem mjaft të madh që duhet të adresohet nga Qeveria e Kosovës. Raporti nuk jep të dhëna për investimet kapitale dhe sasinë e ujit të humbur”, tha ajo.
Ndërkaq, deputetja e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila duke arsyetuar mos votimin e këtij raporti, tha se ende janë humbjet e vazhdueshme nga katër komunat në veri
“Ne si grup parlamentar nuk e mbështetim për disa arsye. Raporti ka mungesë për vizitat në teren nga personeli i ARRU-së dhe kemi kërkuar një specifikim të zyrtarëve të tyre në këto vizita. Gjithashtu çështja e investimeve kapitale, kemi kërkuar informata shtes.
Ndërsa nga zyrtarë e tyre me përgjigje që e kemi marrë nuk ka sqaruar pse në disa ndërmarrje të ujësjellësit siç është në Gjakovë, investimet që janë bërë nuk janë përfshirë në faturim…ende janë humbjet e vazhdueshme nga katër komunat në veri çështje edhe politike dhe teknike”, tha ajo.
Deputetët kanë miratuar buxhetin për Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e Pandemisë së Virusit “COVID-19” ./InLajmi/