Këngëtari i njohur, Burak Vehapi, së bashku me grupin e tij, Fama, ka publikuar projektin e ri muzikor.
“S’ka dasëm” mban titullin kënga e tij e re, të cilën e ka shoqëruar me një video mjaft të veçantë.
Tekstin dhe muzikën e ka bërë Valon Biba, kurse për orkestrimin janë përkujdesur Valdrini dhe Doan.
Teksa për videon është përkujdesur produksioni “MProduction”.
Projekti i Burakut është sjellë pikërisht në momentin kur në vend janë ndaluar dasmat për shkak të koronavirusit./InLajmi/