Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku thotë se nuk do të befasohej nëse ftohet nga Gjykata Speciale.
Lushtaku në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se subjektet politike janë të interesuara të eliminojnë figura politike edhe brenda PDK-së.
“Presidentin Thaçi e shohin si një politikan të fuqishëm dhe që qytetari i Kosovës i beson më së shumti”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Ish-kryetari i Skenderajt thotë se të gjithë e kanë ditur që Gjykata Speciale është formuar për Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe elitarët e UÇK-së.
“Jam i bindur se edhe zoti Thaçi e ka ditur që Specialja është bërë edhe për të. Ajo nuk është bërë për njerëzit që nuk kanë qenë në luftë”.