Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka bërë të ditur se në tre pika kufitare po kërkohet testi për koronavirus, përcjell InLajmi.
Hoti në një postim në Facebook, ka shkruar se Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK), ka bërë të ditur se në tri pika kufitare të daljes nga Kosova, kërkohet testi për koronavirus.
Ndryshe edhe Maqedonia e Veriut ka kërkuar testim të qytetarëve të Kosovës, që ia mësyejnë këtij vendi./InLajmi/