Grupi i Grave Deputete (GGD) i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka zgjedhur sot kryesuese të GGD-së deputeten Vlora Limani – Hajnuni.
Po ashtu, është formalizuar Bordi e GGD-së, me nga një përfaqësuese nga të gjitha grupet paralamentare, në përbërje: Saranda Bugujevci (VV), Besa Ismaili (PDK), Teuta Haxhiu (AAK), Mirlinda Sopi – Krasniqi (NISMA-AKR), Duda Balje (6+) dhe Verica Qeraniq (Lista serbe). /InLajmi/