Kryediplomati i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka njoftuar se edhe Ambasada në Kopenhagë është bashkuar për të kryer shërbimet për Kosovën dhe Shqipërinë, përcjell InLajmi.
Ai e konsideroi këtë si vepër madhështore e bashkëpunimit vëllazëror.
Postimi i plotë i tij:
Ja një vepër tjetër madhështore e bashkëpunimit vëllazëror mes Kosovës e Shqipërisë … Flamujt e dy shteteve të një kombi valëviten krenarisht pranë njëri-tjetrit në Kopenhagë aty ku përfaqësitë tona konsullore ndajnë të njëjtën hapësirë brenda Ambasadës së Republikës së Shqipërisë./InLajmi/