Numri i rasteve me koronavirus në Kosovëvazhdon të jetë shqetësues, duke u bërë kështu një shtet me rrezik të lartë të prekjes nga virusi, përcjell InLajmi.
Numri i të infektuarve ka arritur në 3 mijë e 886 persona, 82 persona kanë humbur jetën deri tani në Kosovë nga prekja e koronavirusit.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka publikuar së fundi një video sensibilizuese lidhur me këtë virus, ku moto e saj është “mos u shliro, ruaje veten”.
Ministri apelon tek qytetarët që t’i respektojnë masat dhe të bartin maskën./InLajmi/
Posted by Armend Zemaj on Wednesday, July 8, 2020