Gjatë 24 orëve të fundit në Komunën e Deçanit janë konfirmuar 6 raste me koronavirus nga 195 sosh sa ishin në gjithë Kosovën.
Gazeta Metro mëson në mesin e të infektuarve është një mjek i pediatrisë punonjës në qendrën kryesore të Mjekësisë Familjare “Adem Ukhaxhaj”.
Ndërsa mësohet se të infektuarit e tjerë janë familjar të mjekut në fjalë.
Komuna e Deçanit ishte njëra prej komunave me më së paku raste në Kosovë. Për disa javë kjo komune nuk kishte raste të reja.