Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se po përcjell me vëmendje situatën e krijuar epidemiologjike të etheve-hemorragjike Krime-Kongo, përcjell InLajmi.
Sipas të dhënave që ka grumbulluar IKSHPK thuhet se nga shkurti i vitit 2019 deri me datën pesë të këtij muaji janë raportuar 2 mijë e 80 raste të pickimeve me rriqra në tërë Kosovën
Sipas këtij instituti numri më i madh i pickimeve është raportuar nga komuna e Malishevës 837 raste, Suhareka me 376 raste, Klina 187, Rahoveci 118.
Postimi i plotë IKSHPK-së:
Të nderuar qytetarë!
Instituti Kombëtar po përcjell me vëmendje situatën epidemiologjike ne komunat endemike me ethe hemorragjike Krime-Kongo.
Sipas të dhënave të grumbulluara në IKSHPK për periudhën 01.02.2019-05.07.2020, janë raportuar gjithsej 2080 raste të pickimeve nga rriqërat në Kosovë. Numri më i madh i pickimeve është raportuar nga komuna e Malishevës 837 raste, Suhareka 376 raste, Klina 187 raste, Rahoveci 118 raste dhe komunat e tjera me numër më të vogël të rasteve.
Deri më 05.07.2020 në Departamentin e Mikrobiologjisë janë testuar 10 mostra të dyshimta ne EHKK një rast ka rezultuar pozitiv në EHKK.
omuna e Malishevës ka bërë dezinsektim selektiv në asgjësimin e riqnave! Komunat tjera endemike po përgaditen dhe besojmë së shpejti do të fillojnë me dezinsektim selektiv.