• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 22 November, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

“Pa ngrënë, pa pirë e të izoluar”, rrëfimi i infermieres kosovare në luftë me koronavirusin

J G nga J G
3 July 2020
në Kosovë
0 0
0
“Pa ngrënë, pa pirë e të izoluar”, rrëfimi i infermieres kosovare në luftë me koronavirusin
12
SHPERNDARJE
56
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Marigona Haziri, infermiere në Klinikën Infektive në Prishtinë, u detyrua të qëndrojë tre muaj në një banesë me qira larg prindërve me të cilët jeton, nga frika se mund të infektohej me koronavirus dhe mund ta bartë atë tek familja e saj.

Ajo tash ka filluar të udhëtojë për në Vushtrri prej nga vjen, por thotë se frika vazhdon të jetë e pranishme.

“Virusi nuk është gënjeshtër. Po shoh komente në rrjetet sociale që e thonë këtë, por jo, nuk është ashtu. Sikur ata të shohin gjendjen në Klinikën infektive siç ne personeli e shohim, besoj që çdo qytetar do të respektonte masat mbrojtëse dhe do të ruhej nga ky virus”, thotë ajo.

Në një rrëfim për Radion Evropa e Lirë, Haziri spjegon vështirësitë me të cilat po përballetpër të shpëtuar jetën e pacientëve të infektuar me virus tani e katër muaj.

Haziri, e cila tre vite më parë ka nisur profesionin e infermieres në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, thotë të mos jenë përballur asnjëherë me një gjendje të tillë çfarë e ka shkaktuar koronavirusi.

“Një ditë e zakonshme në gjendje normale në Klinikën Infektive është më e qetë, por tani në pandemi kemi shumë punë. Në ora 7:00 fillon ndërrimi i ditës deri në ora 19:00. Sot (2 qershor) kam ardhur (në Klinikën Infektive) në ora 7:00 të mëngjesit, tek pacientat kam hyrë në ora 7:30 dhe kam mbetur e veshur me rroba deri në ora 14:00 për shkak të punëve të shumta”.

Numri i madh i pacientëve të hospitalizuar, thotë infermierja Marigona Haziri, bën që puna të bëhet pa pushim.

“Për shkak të mbingarkesës me pacientë të hospitalizuar jemi të detyruar të jemi të veshur me ato rroba që të mbrojnë nga koronavirusi deri në 7 orë, pa ngrënë dhe pa pirë, pra të izoluar ”, thotë ajo.

“Tash ora është 15:00, pak më herët kam ngrënë bukë nga dita e djeshme”, shtoi Haziri.

Mbingarkesa në Klinikën Infektive i ka lodhur infermierët

Rastet e para me koronavirus, Kosova i ka shënuar më 13 mars. Deri më 3 korrik, numri i të prekurve me koronvirus në Kosovë ka arritur në 3.064 dhe 55 persona kanë humbur jetën.

Pas rritjes së numrit të rasteve të reja me koronavirus javëve të fundit, gjendja në Kliniken Infektive në Prishtinë është jashtëzakonisht e rënduardhe kapacitetet e klinikës janë pothuajse të mbushura. Numri i të hospitalizuarve në Kliniken Infektive ka filluar të rritet që nga fillimi i muajit qershor, kur ka filluar faza e tretë e lehtësimit të masave kundër koronavirusit.

Më datën 2 korrik, në Klinikën Infektive kanë qenë të hospitalizuar mbi 100 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në afër 3 mijë pacientë.

Marigona Haziri thotë se puna në Klinikën Infektive çdo ditë e më shumë po bëhet më e vështirë, por që kjo nuk i ndal infermierët dhe gjithë personelin shëndetësor të luftojnë me virusin.

“Është mjaft e vështirë, por me punë dhe angazhim jo vetëm nga unë, por komplet stafi i Klinikës Infektive kemi angazhim të madh, dhe kemi motiv që të punojmë me këto raste dhe nuk po lodhemi asnjëherë”, thotë ajo.

Pagat e infermierëve në Kosovë në vazhdimësi janë konsideruar të ulëta. Paga e një infermieri në Kosovës është rreth 400 euro në muaj.

Gjatë kohës së pandemisë, Qeveria e Kosovës pati vendosur që gjithë stafit shëndetësor t’i ndajë një shumë prej 300 eurosh për dy muaj (prill – maj), si shpërblim për punën që e kanë bërë.

Kurse numri i punëtorëve shëndetësorë në Kosovë të infektuar me koronavirus, që shkakton sëmundjen Covid-19, deri me datën 30 qershor, ka arritur në 160. Përveç kësaj, 500 punëtorë shëndetësorë janë duke qëndruar në izolim, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zyrtarë nga Federata Sindikale e Shëndetësisë.

Tags: Klinika infektiveKoronavirusiMarigona HaziriVushtrri
Postimi i mëparshëm

Kida dhe Mozzik sjellin duetin e shumëpritur

Postimi tjetër

Kryeministri Hoti tregon se si anulua takimi në SHBA

Të ngjajshme Postime

Osmani nderon tre fëmijët që gjetën dhe dorëzuan një portofol me para
Kosovë

Osmani nderon tre fëmijët që gjetën dhe dorëzuan një portofol me para

20 November 2025
Gucati – Haxhiut: Turp për gjuhën, në PDK ka deputetë që kanë lënë gjymtyrët për liri
Kosovë

Gucati – Haxhiut: Turp për gjuhën, në PDK ka deputetë që kanë lënë gjymtyrët për liri

20 November 2025
Shkak ‘‘pamundësia financiare’’, Trafiku Urban thotë se shërbimet e transportit mund të ndalen, kritikon Ministrinë e Financave
Kosovë

Shkak ‘‘pamundësia financiare’’, Trafiku Urban thotë se shërbimet e transportit mund të ndalen, kritikon Ministrinë e Financave

20 November 2025
Lokalizohet zjarri, rruga Ferizaj–Kaçanik hapet për qarkullim
Kosovë

Lokalizohet zjarri, rruga Ferizaj–Kaçanik hapet për qarkullim

20 November 2025
Kelmendi: U informova nga mediat për shkarkimin tim, është vendim arbitrar
Kosovë

Kelmendi: U informova nga mediat për shkarkimin tim, është vendim arbitrar

20 November 2025
Zhvillimet në KPK, Sallahu: Shkarkimi i kryeprokurorit shkelje flagrante e ligjit, BE-ja dhe Ambasada amerikane të reagojnë
Kosovë

Zhvillimet në KPK, Sallahu: Shkarkimi i kryeprokurorit shkelje flagrante e ligjit, BE-ja dhe Ambasada amerikane të reagojnë

20 November 2025
Postimi tjetër
Kryeministri Hoti tregon se si anulua takimi në SHBA

Kryeministri Hoti tregon se si anulua takimi në SHBA

Lajmet e fundit

Haradinaj: Zgjedhjet lokale shumë të suksesshme për AAK-në, por s’festuam me daulle

Haradinaj: Zgjedhjet lokale shumë të suksesshme për AAK-në, por s’festuam me daulle

20 November 2025
Australia ndalon rrjetet sociale për adoleshentët nën 16-vjeç

Australia ndalon rrjetet sociale për adoleshentët nën 16-vjeç

20 November 2025
Kievi ndërton mini-centrale të fortifikuara për të siguruar energjinë elektrike

Kievi ndërton mini-centrale të fortifikuara për të siguruar energjinë elektrike

20 November 2025
Jose Mourinho: Nëse nuk redukton gabimet, më mirë të hiqet VAR-i

Jose Mourinho: Nëse nuk redukton gabimet, më mirë të hiqet VAR-i

20 November 2025
Zgjedhjet e reja/ Lekaj: Qytetarët janë lodhur nga krizat e panevojshme – kjo qeverisje ka humbur besimin

Zgjedhjet e reja/ Lekaj: Qytetarët janë lodhur nga krizat e panevojshme – kjo qeverisje ka humbur besimin

20 November 2025
Osmani nderon tre fëmijët që gjetën dhe dorëzuan një portofol me para

Osmani nderon tre fëmijët që gjetën dhe dorëzuan një portofol me para

20 November 2025
Nikaj i PDK’së: Zgjedhjet e 28 dhjetorit janë shansi për t’i kthyer vendit stabilitetin

Nikaj i PDK’së: Zgjedhjet e 28 dhjetorit janë shansi për t’i kthyer vendit stabilitetin

20 November 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu