Kida dhe Mozzik kanë ardhur me duetin muzikor të titulluar “PP” (Paranoia, Pishmon), përcjell InLajmi.
Producenti i njohur Mixey qëndron prapa realizimit muzikor të këtij bashkëpunimi. Për tekstin është kujdesur reperi Mozzik, edhe për versionin “Paranoia”, edhe për atë “Pishmon”.
Koncepti dhe regjia e videoklipit është bërë nga Elena Kelmendi, ndërsa për realizimin e anës vizuale është kujdesur produksioni Imagine films.
Theksojmë se Kida dhe Mozzik kanë bashkëpunuar edhe në të kaluarën, gjatë kohës kur të dy ishin pjesë e të njëjtit label muzikor./InLajmi/