”Sapo u informova se i ftuar nga Gjykata Speciale është Fatmir Ajeti nga Prishtina”, shkruan Haradinaj.
Kujtojmë se OVL e UÇK-së do të organizojë protestë me kërkesën për zhbërjen e Speciales.
Kjo Gjykatë, para pak ditësh ka paralajmëruar aktakuzë ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.
Publikimi i kësaj deklarate ka ngjallur reagime të shumta në opinionin vendor dhe ndërkombëtar, duke e konsideruar si shkelje të praktikave të drejtësisë.
Gjatë ditës së sotme Gjykata Speciale ka ftuar edhe një ish-pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për intervistim.
Bëhet fjalë për Afrim Bytyqin, për ftesën e të cilit ka shkruajtur kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.