Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Haxhi Avdyli ka konfirmuar se është infektuar me koronavirus, përcjell InLajmi.
Avdyli përmes facebook ka thënë se gjendja e tij është e mirë, dhe se lajmi është i vërtetë.
Ai ka shtuar se është konfirmuar që analiza ime ka dalur koronavirus.
Postimi i plotë i tij:
“Meqënëse interesimi i miqve e gazetarëve është i madh për të konfirmuar lajmin nëse jam Covid pozitiv. Lajmi është i vërtetë. Më është konfirmuar që analiza ime ka dalur Kovid pozitiv. Gjendja ime është e mirë dhe jam vetëizoluar sipas rekomandimeve”, ka thënë deputeti Avdyli. /InLajmi/