Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka bërë kërkesë të furnizohet me mbulesa për shtretër, batanije, jastëkë e këmisha për gra lehona.
Vlera e parashikuar e kësaj kontrate sipas njoftimit nga ana e Prokurimit është 156. 750, 00 euro
Të gjitha këtyre produkteve do tu shkruhet Logo, si dhe klinika përkatëse
Përshkrimi i shkurtët i kontratës thotë:
Emërimi i materialit- Të shkruhet (shtypet)
1.Këllëf batanije të shtretërve për të rritur Logo + “QKUK – (klinika përkatëse)” – në pjesën e poshtme
2.Këllëfë jastëku për të rritur dhe të vegjël Logo + “QKUK – (klinika përkatëse)” – anash
3.Këllëf batanije të shtretërve për të vegjël Logo + “QKUK – (klinika përkatëse)” – në pjesën e poshtme
4.Batanije për shtretër të mëdhenj Logo + “QKUK – (klinika përkatëse)” – në pjesën e poshtme
5.Batanije për shtretër të vegjël Logo + “QKUK – (klinika përkatëse)” – në pjesën e poshtme
6.Jastëk për shtretër të mëdhenj dhe të vegjël Logo + “QKUK – (klinika përkatëse)” – anash
7.Çarçafë për shtretër për të rritur Logo + “QKUK – (klinika përkatëse)” – në pjesën e poshtme
8.Çarçafë për shtretër për të vegjël Logo + “QKUK – (klinika përkatëse)” – në pjesën e poshtme
9.Mushama për shtretër të rriturve Logo + “QKUK – (klinika përkatëse)” – në pjesën e poshtme
10.Këmishë nate për gra (lehona) Logo + “QKUK – (klinika përkatëse)” – anash (në gjep)
Tutje, bëhet me dije se afati kohor për dorëzimin e tenderëve është shkurtuar duke pas parasysh situatën me covid19.
“Duke pas parasysh kërkesat e vazhdueshme nga Klinikat e QKUK-së për mbulesa për shtretër, batanije, jastek,etj. dhe situatën pandemike me Covid19 në të cilën gjindemi kërkojmë shkurtim afat. nga 40 ne 20 dite”, thuhet në arsyetim, përcjell Indeksonline.
Afati i fundit për pranimin e tenderëve është 22 korrik.