Dje u raportua se kryeministri i ri Avdullah Hoti ka emëruar në Qeveri 46 zv.ministra, e që zëdhënëses të PSD-së po i duken shumë, përcjell InLajmi.
Ajo tha se shumë zëvendësministra për asgjë, dhe Qeveria nuk duhet të abuzojë me emertimet politike.
Postimi i plotë i saj:
Shumë zëvendësministra për asgjë
Qeveria Hoti duhet ta ndalojë sa më parë abuzimin me emërimet në postet publike politike. Nuk ka asnjë kuptim dhe asnjë dobi ky numër aq i madh i zëvendësministrave i cili në kohën që po flasim ka kaluar numrin 45.
Postet publike kurrë nuk duhet të shërbejnë për rehatimin e anëtarëve të partisë. Këto detyra e poste duhet të jenë në shërbim të një plani qeveritar urgjent për të përballur situatën pandemike e ekonomike e cila është rënduar dukshëm. /InLajmi/