Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, me qëllim të qartësimit të gjendjes së krijuar pas publikimit të lajmeve të sotme, lidhur me vendimin e Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës -MelizaHaradinaj-Stublla, për pezullimin e përkohshëm të disa vendimeve që kanë të bëjnë me shërbimin e jashtëm, ka njoftuar se nuk bëhet fjalë për anulim, përcjell InLajmi.
Nuk bëhet fjalë për anulim, por për pezullim të përkohshëm të vendimeve për kthim të disa diplomatëve, të nënshkruara nga ish-Qeveria e shkarkuar.
Vendimi për pezullim nuk i përfshinë konsujt dhe as ambasadorët.
MPJD njofton opinionin se këto vendime do të shqyrtohen veç e veç brendaafatit7 ditor, dhe se vendimi përfundimtar do të merret pa asnjëparagjykim lidhur me vendimet e mëparshme apo pezullimin aktual të tyre./InLajmi/