Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka thënë se Presidenca Gjermane e Bashkimi Evropian sjellë një momentum të ri sa i përket liberalizimi të vizave për Kosovën.
Kryekuvendarja Osmani përmes Twitterit ka uruar Gjermaninë për marrjen e krysimit të Presidencës së BE-së duke thënë se me Berlinin në timon, kosovarët do të kenë mundësinë të udhëtojnë pa viza në Evropë.
“Presidenca e Gjermanisë sjellë një momentum të ri në çështjen e vonuar të liberalizimit të vizave për popullin e Kosovës. Ne jemi optimistë se me Gjermaninë në timon, njerëzit tanë përfundimisht do të kenë mundësinë të lëvizin lirshëm në evropë, përcjell EO.
Ne kemi shpresë që Gjermania do ta ruajë besueshmërinë e BE-së”, ka shkruar Osmani