Autoritetet në Australi urdhëruan izolimin e më shumë se 300 mijë njerëzve në disa zona të qytetit Melbourne, për të shmangur rrezikun e infeksioneve, pas dy javësh kritike, kur numri i rasteve nga virusi u dyfishua, ndërsa masa pritet të zgjasë një muaj.
Sipas mediave të huaja, numri i rasteve aktive nga coronavirusi në Australi është 400, por rritja e fundit e infeksioneve ka ngjallur frikën e një valë të dytë në vend.
Në nivel global, numri i të infektuarve nga COVID-19 tejkaloi shifrën prej 10 milionë, ndërsa u konfirmuan rreth 500 mijë të vdekur.
Ndërkohë, më shumë se 30 zona të Melbourne do të ndjekin fazën e tretë të kufizimeve, niveli më i rreptë për sa i përket menaxhimit të pandemisë, përcjell Telegrafi,
Në fazën e tretë përfshihen: Dalja për blerjen e gjërave ushqimore, vizitat tek mjeku, puna ose kujdestaria, dhe ushtrimet.