“Gilead Sciences”, kompania që bën ilaçin kundër Covid-19, njoftoi në një letër të hapur të hënën në mëngjes se ka vendosur të caktojë një çmim prej 390 dollarësh për shishkë për qeverinë amerikane.
Një trajtim pesë-ditor do të përfshinte gjashtë shishka, të cilat do të kushtonin 2,340 dollarë për pacient, tha Daniel O’Day, kryetari dhe CEO i “Gilead Sciences”, në letër.
Letra shtonte se çmimi për kompanitë private në SHBA do të jetë 520 dollarë për shishkë, pra 3,120 dollarë për pacient për një kurs trajtimi pesë-ditor me gjashtë shishka.
Më 26 qershor Remdesivir u bë i pari ilaç kundër COVID-19 që mori rekomandimin në BE
Agjencia Europiane e Ilaçeve, EMA e ka miratuar atë për trajtimin e pacientëve të prekur nga infeksioni i koronavirusi, për fëmijët mbi 12 vjeç dhe për të rriturit që shfaqin simptomën e vështirësisë në frymëmarrje dhe kanë nevojë për respiratorë.
Ndërkohë më shumë se 30 ilaçe dhe vaksina po testohen në të gjithë botën kundër Covid-19.
Sipas Institutit Italian të Shëndetësisë, i cili kryen hartografimin dhe monitorimin periodik, 93% e studimeve janë bazuar mbi terapitë dhe vetëm 7% te parandalimi, përcjell Periskopi.
Në muajin maj edhe SHBA autorizuan përdorimin e këtij antivirali, deri dje i krijuar për të luftuar Ebolan.