Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Agim Veliu, ka bërë të ditur se njësisë K9 të Policisë së Kosovës i janë shtuar edhe 5 qen të cilët do të shërbejnë për zbulimin e armëve, përcjell InLajmi.
Sot Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia K9, nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë (UNDP) ka pranuar donacion pesë qenë për zbulimin e armëve.’’, ka thënë ai.
“Ky donacion do të rrisë efikasitetin në kontrollin kufitar, kurse Kosova synon të bëhet shembull i luftimit të dukurive negative.”
“Edhe me këtë rast rikonfirmova zotimin e institucioneve të Kosovës për të zbatuar në përpikëri planin që ka të bëjë me posedimin e keqpërdorimin e armëve të vogla. Mbështetja e partnerëve tanë strategjik është shumë e domosdoshme dhe jetike për Policinë e Kosovës.”, përfundoi ai./InLajmi/