Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi ka reaguar ndaj sulmeve raciste të zyrtarëve të Komunës së Deçanit, mbi qytetarët e komunitetit rom. egjiptianë dhe ashakali, përcjell InLajmi.
Kuçi ka thënë se sulmet ndaj qytetarëve romë, egjiptianë dhajmi.e ashkali nga zyrtarë të Komunës së Deçanit tregojnë qartazi që këta qytetarë përballen me racizëm sistematik e kulturor që iu cenon drejtpërdrejt lirinë për të jetuar një jetë të dinjitetshme dhe me mirëqenie si çdo qytetarë i Republikës së Kosovës.
Postimi i plotë i saj:
Sulmet ndaj qytetarëve romë, egjiptianë dhe ashkali nga zyrtarë të Komunës së Deçanit tregojnë qartazi që këta qytetarë përballen me racizëm sistematik e kulturor që iu cënon drejtpërdrejt lirinë për të jetuar një jetë të dinjitetshme dhe me mirëqenie si çdo qytetarë i Republikës së Kosovës.
Në mbledhjen e KPF-së të datës 29 qershor, Drejtori i Financave në Komunën e Deçanit, iu referua qytetarëve romë, egjiptian e ashkali si “gabel dhe magjup” të cilët “kane kall shtepia prandaj sa me pak prej tyre qe te kete aq me mire”.

Një deklaratë e tillë nga një zyrtar i Komunës është plotësisht e papranueshme e mburrja dhe arroganca e tij e refuzimi i kërkimfaljes nuk mund të shihet ndryshe pos kërcënim direkt për qytetarët e Deçanit.
Veprimet e Komunës janë njëjtë të tmerrshme. Në procesverbalin e asaj mbledhjeje nuk është përfshirë asnjë pjesë e këtij diskutimi. Paradoksalisht, kur dëshirojmë të mbajmë diskutim për gjithëpërfshirje të qytetarëve tanë në shoqëri, ne e shpërfaqim edhe më haptas paragjykimin tonë veç për shkak të ngjyrës së lëkurës. Komuna e Deçanit duhet të ndërmarrë menjëherë hapa ndëshkues ndaj zyrtarit të saj dhe të ndërmarrë masa që deklarata të tilla skandaloze të mos ndodhin më.
Qytetarët egjiptianë, romë dhe ashkali janë qytetarë të Kosovës dhe e kanë të garantuar me Kushtetutë që të jenë pjesë integruese e shoqërisë tonë. Mbështetja për ta kundër diskriminimit është obligim për ne./InLajmi/