Kapja e tyre nga policët e vërtetë u bë kur ata ishin duke i marrë edhe 60.000 franga të të radhës, nga gruaja e mashtruar në Bernë
Policia kantonale e Bernës, javën e kaluar ka arrestuar javën dy persona. Ata akuzohen se duke u prezantuar si policë, kanë mashtruar një grua.
Siç bëhet e ditur nga policia e kantonit të Bernës dhe zyra e prokurorit publik kantonal për ndjekjen e krimeve ekonomike njëri nga të arrestuarit e ka telefonuar nga mesi i qershorit një grua që jeton në Bernë, transmeton albinfo.ch. Ai i ka thënë gruas së moshuar se të dhënat saj bankare janë zbuluar në një seri vjedhjesh. Për këtë arsye, paratë e saj, sipas tij, nuk janë më të sigurta në bankë.
Në vazhdim, gruaja ka marrë thirrje të mëtejshme nga pesoni në fjalë dhe nga njerëz të tjerë që pretendonin se ishin punonjës të policisë ose të gjyqësorit. Në këtë mënyrë ajo u vu nën presion masiv prej tyre.
Telefonuesit kanë arritur të bindnin gruan të tërhiqte tri herë nga dhjetëra mijëra franga dhe t’i depozitonte ato në kutinë e saj postare.
Shuma e përgjithshme që kanë arritur të marrin mashtruesit e dyshuar, arrin në mbi 100 mijë franga, shkruan sda.ch.
Pas dorëzimit të shumës së tretë me radhë, gruaja kishte filluar të dyshonte prandaj ka njoftuar policinë e vërtetë. Si pjesë e një kërkese të katërt monetare të bërë nga personat e dyshuar, policia ka arritur të arrestojë dy prej policëve të rremë, transmeton albinfo.ch.
Kapja e tyre u bë kur ata ishin duke i marrë edhe 60.000 franga të gruas në Bernë.