KEDS ka njoftuar se për shkak të punimeve, nesër disa qytete do të mbeten pa energji elektrike, shkruan Inlajmi.
Punimet përfshijnë kryesisht shtylalt dhe pastrimin e traseve.
Njoftimi i plotë i KEDS-it:
Në kuadër të punimeve të domosdoshme për sigurinë e sistemit, #KEDS gjatë ditës së nesërme, me datë 30 Qershor 2020, do të realizojë punime anekënd vendit. Punimet kryesisht përfshijnë ndërrimin e shtyllave, pastrimin e traseve dhe shtrëngimin e përçuesve. Zonat të cilat do të afektohen nga këto punime janë:
Prishtina
Peja
Prizreni
Gjilani
Mitrovica
Ferizaji
KEDS fton konsumatorët të përcjellin uebfaqen www.keds-energy.com për t’u informuar saktë me specifikat e punimeve, datën, vendin dhe kohëzgjatjen për secilin distrikt./InLajmi/