Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të dielën në mesditë ka arrestuar një person në Gjakovë, përcjell InLajmi.
Sipas njoftimit, i njëjti dyshohet se ka dhunuar një femër e cila ishte raportuar si e zhdukur.
Siç bën të ditur Policia e Kosovës, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Gjakove 28.06.2020-14:00. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim te prokurorit dërgohet ne mbajtje ndërsa, viktima femër kodovare dërgohet ne ekzaminim mjekësor, thuhet në raport./InLajmi/