• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 8 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Trump: Nuk jam i njoftuar mbi komplote ruse në Afganistan

J G nga J G
29 June 2020
në Bota
0 0
0
Trump: Nuk jam i njoftuar mbi komplote ruse në Afganistan
0
SHPERNDARJE
17
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Donald Trump tha të dielën se nuk ishte informuar në asnjë rast në lidhje me raportet se një njësi e ushtarake zbulimi e Rusisë kishte ofruar fshehurazi shpërblime për militantët talebanë në Afganistan për të vrarë ushtarë amerikanë.

Trump thumboi artikullin e gazetës New York Times sipas së cilës muaj më parë zyrtarët amerikanë të zbulimit kishin dalë në përfundimin se njësia ruse, e cila ka qenë e lidhur përpjekjet për atentate dhe operacione të fshehta në Evropë që synojnë destabilizimin e Perëndimit, e kishte kryer misionin në Afganistan vitin e kaluar dhe se ai (presidenti) ishte informuar mbi këtë çështje në fund të muajit mars.

Në një postim në Twitter Trump shkruante se, “askush nuk më ka njoftuar apo më ka thënë diçka mua, Nënpresidentin Mike Pence ose shefit të personelit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows mbi të ashtuquajturat sulme nga rusët ndaj trupave tona në Afganistan, siç raportohet përmes një ‘burimi anonim’ nga agjencia e lajmeve të rreme New York Times. Të gjithë po e mohojnë këtë gjë, nuk ka pasur shumë sulme ndaj nesh”.

Vitin e kaluar në Afganistan u vranë njëzet trupa amerikane, por nuk ka informacion se cilat vrasje mund të kenë qenë të lidhura me shpërblimet që dyshohet se janë dhënë nga shërbimet ruse të zbulimit.

Kritikët kanë akuzuar Trump se ka treguar respekt shpesh ndaj presidentit rus Vladimir Putin gjatë mandatit të tij 3-vjeçar në Shtëpinë e Bardhë. Por presidenti shkruante në Twitter se, “askush nuk ka qenë më i ashpër sesa administrata Trump ndaj Rusisë”, duke pretenduar se Moska “ishte argëtuar” gjatë kohës së ish-presidentin Barack Obama dhe nënpresidentin Joe Biden, ky i fundit kundërshtari i Trumpit për zgjedhjet presidenciale të muajit nëntor.

Udhëheqësi amerikan sfidoi gazetën duke i bërë thirrje “të zbulojë burimin anonim” të informacionit.

“Vë bast që s’mund ta bëjë, ky ‘person’ me gjasë nuk ekziston”, shkruante Trump.

Si Rusia ashtu edhe Talebanët i kanë mohuar njoftimet. Moska i ka cilësuar “akuza të pabaza dhe anonime”. Ambasada ruse në Uashington tha se artikulli i New York Times ka “çuar tashmë në kërcënime të drejtpërdrejta” ndaj jetës së punonjësve në ambasadat ruse në Uashington dhe Londër.

Një zëdhënës i Talebanëve, Zabihullah Mujahid i hodhi poshtë raportet se kryengritësit kanë pasur një marrëdhënie të tillë “me ndonjë agjenci të zbulimi” dhe e quajti artikullin e gazetës një përpjekje për t’i diskretituar ata.

“Informacionet rreth këtyre lloj marrëveshjesh me agjencinë ruse të zbulimit janë të pabaza. Objektivat tona për vrasje e atentatet ishin të përcaktuara vite më parë dhe i kemi bërë bazuar tek burimet tona”, tha ai duke shtuar se “kjo gjë ndryshoi pas marrëveshjes sonë (talibanëve) me amerikanët jeta e të cilëve është e sigurt dhe ne nuk po i sulmojmë ata”.

Në fillim të këtij viti SHBA dhe grupi Taliban nënshkruan një “marrëveshje me qëllim paqen” në Afganistan pas më shumë se 18 vitesh konflikti. Aleatët e Amerikës dhe NATO-s ranë dakord se do t’i tërheqin të gjitha trupat deri vitin e ardhshëm nëse militantët do t’i qëndrojnë marrëveshjes. Zoti Trump tha se kishte qenë një “udhëtim i gjatë dhe i vështirë” në Afganistan, por se “ka ardhur koha pas gjithë këtyre viteve që njerëzit tanë të kthehen në shtëpi”.

Me gjithë mohimin nga Trump lidhur me dyshimet për shpërblime, një ligjvënëse republikane e rangut të lartë në Kongres, Liz Cheney, u shpreh e shqetësuar në lidhje me njoftimet.

“Nëse njoftimet mbi shpërblime nga Rusia për të vrarë forcat amerikane është i vërtetë, Shtëpia e Bardhë duhet të japë shpjegime: Pse nuk janë informuar presidenti ose nënpresidenti?”, shkruante ajo në Twitter.

Cheney pyeste gjithashtu nëse ky informacion gjendje në raportimin e përditshme që i bëhet presidentit të Trump.

“Kush e dinte dhe kur? Çfarë është bërë në funksion të mbrojtjes së forcave tona si dhe vendosjes së Putinit para përgjegjësisë?”, shkruante Cheney, vajza e ish-nënpresidentit amerikan Richard Cheney, shkruan VOA.

Ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Trumpit, John Bolton, i cili pretendon në një libër të sapo publikuar se Presidenti është i papërshtatshëm për të drejtuar vendin, i tha rrjetit televiziv CNN se postimi i Trumpit në Twitter mbi këtë çështjen tregon se ai nuk është i shqetësuar për “sigurinë e forcave tona”, por “nëse ai i kishte kushtuar vëmendje” raporteve të zbulimit për të cilin dyshohet se është informuar.

Tags: AfganistanAmerikanëRusiaTrumpUshtarë
Postimi i mëparshëm

Gjendet e dhunuar një femër në Gjakovë

Postimi tjetër

Në SHBA mbi 38 mijë raste të reja me koronavirus

Të ngjajshme Postime

“Srebrenica nuk duhet të ndodhë kurrë më”, Parlamenti Evropian bën thirrje për ndërhyrje në Gaza
Bota

“Srebrenica nuk duhet të ndodhë kurrë më”, Parlamenti Evropian bën thirrje për ndërhyrje në Gaza

7 July 2025
Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare
Bota

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

7 July 2025
Trump njofton tarifa prej 25 për qind për Korenë e Jugut dhe Japoninë
Bota

Trump njofton tarifa prej 25 për qind për Korenë e Jugut dhe Japoninë

7 July 2025
Detaje të reja dalin në dritë mbi propozimin për armëpushim në Gaza, ndërsa Netanyahu shkon në Shtëpinë e Bardhë
Bota

Detaje të reja dalin në dritë mbi propozimin për armëpushim në Gaza, ndërsa Netanyahu shkon në Shtëpinë e Bardhë

7 July 2025
Të notosh poshtë Kullës Eiffel. Sena është e pastër, qytetar e turistë hidhen për not
Bota

Të notosh poshtë Kullës Eiffel. Sena është e pastër, qytetar e turistë hidhen për not

6 July 2025
Përmbytjet në Teksas, mbi 51 viktima e dhjetëra të zhdukur. Vijojnë kërkimet
Bota

Përmbytjet në Teksas, mbi 51 viktima e dhjetëra të zhdukur. Vijojnë kërkimet

6 July 2025
Postimi tjetër
Në SHBA mbi 38 mijë raste të reja me koronavirus

Në SHBA mbi 38 mijë raste të reja me koronavirus

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 8 Korrik ndër vite?

8 July 2025
Kek pa vezë dhe pa gjalpë

Kek pa vezë dhe pa gjalpë

8 July 2025
Moti në Kosovë, “pranveror”

Pritet destabilizim i motit, por ende do të jetë shumë nxehtë

8 July 2025
Dashuria nuk postohet… Ndihet

Dashuria nuk postohet… Ndihet

8 July 2025
Si ndryshon trupi i një gruaje pas lindjes, studimi tregon se kur analizat rikthehen në vlerat normale

Si ndryshon trupi i një gruaje pas lindjes, studimi tregon se kur analizat rikthehen në vlerat normale

8 July 2025
Arrestohet një person nga Policia e Kosovës, i vërsulet KFOR-it në veri

Vdekja e 27 vjeçarit pasi u prangos nga Policia, mjekja: Është rast i dyshimtë, na thanë që ta lëvizim nga vendi i ngjarjes

8 July 2025
Lushaku-Sadriu: Rezultatet e testit të arritshmërisë, dështim eklatant i MAShTI-t

Lushaku-Sadriu: Rezultatet e testit të arritshmërisë, dështim eklatant i MAShTI-t

8 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu