Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, “Adem Jashari”, ka njoftuar se nuk ka ndalesa në pranimin e udhëtarëve pavarësisht nacionalitetit të tyre, përcjell InLajmi.
Kjo është bërë e ditur në një shkrim në rrjetin social Facebook nga ANP “Adem Jashari”.
Po ashtu, në njoftimin e ANP-së apelohet që të mos ketë shumë persona që shoqërojnë të afërmit e tyre, në mënyrë që të mos krijohet tollovi.
Njoftimi i plotë i ANP “Adem Jashari”:
NJOFTIM I RENDESISHEM!
Njoftojmë të gjithë udhëtarët tanë se Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’, nuk ka restriksione në pranimin e udhëtarëve pavarësisht nacionalitetit të tyre.
Porti i vetëm ajror i Republikës së Kosovës, vazhdon të funksionoj me të gjitha kapacitetet e nevojshme dhe vazhdon të pranoj udhëtarët si me shtetësi Kosovare, poashtu edhe udhëtarët ndërkombëtar (me dokumentacion të huaj).
Për më tej, lusim të gjithë ata që presin dhe përcjellin familjarë në aeroport, të paraqiten vetëm një nga të afërmit, meqenëse po shkaktohet tollovi në hyrje dhe poashtu në dalje të terminalit, duke penguar në këtë mënyrë mbarëvajtjen e operimeve.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin tuaj!./InLajmi/