Aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçit e kreut të PDK-së Kadri Veselit, i ka reaguar edhe kryetari i LDK-së Isa Mustafa, përcjell InLajmi.
Ai u shpreh se besoj thellë se lufta e UÇK-së ishte dhe do të konfirmohet nga drejtësia ndërkombëtare si luftë e drejtë dhe pastër, se luftëtarët e UÇK-së luftuan për ta mbrojtur popullin e Kosovës nga terrori, likuidimi dhe gjenocidi serb.
Kujtojmë se presidenti i vendit është nisur për Washington, ku pritet ta udhëheq dialogun me Serbinë./InLajmi/