Një “vrasje në tentativë” ka ndodhur në Klinë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të shtunën në ora 19:47 në rrugën “Skender Rexhepi”, në Klinë ka ndodhur një “vrasje në tentativë”, përcjell InLajmi.
Sipas njoftimit, pas një mosmarrëveshje të më hershme ka ardhur deri te incidenti, ku tre të dyshuar meshkuj kosovar kanë ther me thikë tre viktimat meshkuj kosovarë, te cilët kanë pranuar tretman mjekësor dhe sipas mjekut njëri prej të lënduarve është në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Rr. Skender Rexhepi, Klinë 20.06.2020 – 19:47. Raportohet se pas një mosmarrëveshje të më hershme ka ardhur deri te incidenti ku tre të dyshuar meshkuj kosovar kanë ther me thikë tre viktimat meshkuj kosovarë, te cilët kanë pranuar tretman mjekësor dhe sipas mjekut njëri prej të lënduarve është në gjendje të rëndë shëndetësore pasi që është ther me thikë disa herë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti është duke u hetuar”, shkruan ne njoftimin e Policisë./InLajmi/