Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka thënë se dënimi i Darko Tasiqit është dashtë të ndodhë më herët dhe se gjykimi në mungesë do të ishte hap shtesë që kriminelët të paraqiten para drejtësisë, raporton InLajmi.
“Sistemi jonë i drejtësisë është më i forcuar që i ndjek krimet e luftës sepse tash e kemi edhe një departament tjetër”.
Ai tha se ky është një prej rasteve që tregon që ne jemi të angazhuar për t’i sjell para drejtësisë të gjithë ata që kanë kryer krime të luftës.
“Gjykimi në mungesë do të ishte hap shtesë që këta kriminel të paraqiten para drejtësisë dhe të ketë një përmbyllje të viktimave. Çka ka ndodhur ky dënim është dashtë të ndodhë më herët”.
Me 22 vjet burgim është dënuar Darko Tasiq, për krime lufte në Krushë të Vogël në Gjykatën Themelore të Prizreni. Darko Tasiq u shpall fajtor në dy pika të aktakuzës./InLajmi/